Projects

Kolegji AAB

Projekt i përfunduar me sukses në AAB College – Reparti i Radiologjisë
MedVision Group ka kënaqësinë të njoftojë për përfundimin me sukses të një projekti të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes nga rrezet X, në ambientet e Repartit të Radiologjisë të AAB College. Falë besimit të dhënë nga kjo institucion i njohur arsimor dhe shëndetësor, ekipi ynë realizoi me standarde të larta ndërkombëtare punimet e mëposhtme:
• Izolimi i mureve me plumb 2mm për mbrojtje maksimale nga rrezatimi.
• Instalimi i dyerve speciale kundër rrezeve X.
• Vendosja e xhamit mbrojtës ndaj rrezeve X në zonat e nevojshme të kontrollit.
• Shtrimi i dyshemesë me material epoksi të përforcuar me bakër, i dizajnuar posaçërisht për ambientet mjekësore dhe për garantimin e tokëzimit të pajisjeve mjekësore sensitive.
Ky projekt reflekton përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje të avancuara dhe të sigurta në sektorin mjekësor, duke respektuar të gjitha standardet teknike dhe rregulloret ndërkombëtare të mbrojtjes nga rrezatimi.
Falënderojmë AAB College për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë!
MedVision Group – Besimi juaj, përgjegjësia jonë!

Medical Park Hospital

Jemi krenarë të njoftojmë që MedVision Group L.L.C. ka përfunduar me sukses instalimin e pajisjes Siemens Mammo Inspiration Prime 3D në Medical Park Hospital, një nga spitalet private më të njohura në Kosovë! Kjo pajisje moderne me Prime Mode siguron cilësi të lartë të imazhit me nivel minimal të rrezatimit, duke garantuar siguri dhe efikasitet maksimal për pacientët. Faleminderit për besimin tuaj!